Qytetari i Maqedonisë më i pasur në vitin 2017 ka qenë nga Shkupi dhe ka realizuar të ardhura prej 212 milionë denarëve, të paraqitura së të ardhura bruto. Pas tij që ka realizuar më shumë të ardhura është sërish një qytetar nga Shkupi, i cili ka arritur të fitojë 208 milionë denarë, ndërsa i treti në listë është një qytetar nga Struga, i cili ka realizuar 135 milionë denarë.

Siç informuan nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) në vitin 2017 janë paraqitur 445.915 mijë qytetarë, me të ardhura të përgjithshme prej 192.150.172.035 denarë dhe 11.618.491.776 denarë tatim personal.

Drejtorja e DAP-it, Sanja Lukarevska, tha se në vitin 2017 paga më e lartë ka qenë 167.687.011 denarë, që e ka paraqitur një i punësuar në shëndetësi. Ajo nuk zbuloi nëse bëhet fjalë për mjek nga Maqedonia.

Të ardhura milionëshe në DAP janë raportuar edhe në baza tjera, si kapitali, dividendët dhe dhënia me qira e pasurive të patundshme.