A i keni thënë ndonjëherë vetes ‘rritu’ kur keni parë që po e shijoni një video qesharake me mace në internet? Pra, tani keni një arsye zyrtare sipas të cilës ju nuk jeni duke vepruar si i rritur.
Sipas shkencëtarëve që kanë studiuar funksionet e trurit, ju nuk piqeni plotësisht deri sa të arrini moshën 30 vjeç. Në Britaninë e Madhe dhe shumicën e vendeve njerëzit konsiderohen të rritur që nga mosha 18 vjeçare.
Shkencëtarët thonë, se sipas studimeve të bëra në tru dhe në sistemin nervor, mosha e pjekurisë varion në individë të ndryshëm. Mosha 18- vjeçare është nje periudhë, në të cilën truri është ende duke përjetuar ndryshime, të cilat mund të afektojnë mekanizmat nervor përgjegjës për sjelljen dhe për çrregullimet e sjelljes, shkruan BBC.
Peter Jones, profesor nga Universiteti i Kembrixhit, tha: “Ende nuk ka një periudhë definitive, që mund të përcaktojë kalimin nga fëmijëria në pjekuri”. Sipas këtij shkencëtari koha më e duhur, në të cilën mund të themi se kemi arritur pjekurinë është mosha 30 –vjeçare.
“Mendoj, që sistemet edukative, ligjore dhe ato të shëndetësisë, e kanë krijuar këtë rregull sipas interesave të tyre”, shtoi Dr. Jones. Kur bëhesh 18 vjeç ti mund të votosh, të blesh alkool, të marrësh vendime vetë, dhe të trajtohesh si një i rritur edhe nga ana e organeve ligjore për ndonjë problem. Shkencëtarët besojnë që edhe këto organe ligjore kanë vërejtur një ndryshim në mes të krimineli 19- vjeçar dhe atij 30 -vjeçar.
Ndarja precize e kohës kur je fëmijë dhe bëhesh i rritur është absurde. “Njerëzit janë në një rrugëtim, ata janë në një trajektore”, tha profesori Jonas. Kjo teori do të prezantohet në Akademinë e Shkencave Mjekësore në Oxford.
Comments are closed for this post.