Grupet punuese të formuara sipas marrëveshjes nga takimi i fundit në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot duhet të bëjnë përpjekje që të gjejnë zgjidhje rreth propozim ligjit për Prokurorinë Publike dhe statusit të ardhshëm të PSP-së.
Mickoski disa herë ka theksuar se prokurorja e PSP-së, Katica Janeva për ato është e papranueshme dhe se nuk mund të qëndrojë në funksion, ndërsa Zoran Zaev ka dhënë mbështetje të plotë për prokuroren dhe grupin e saj.
Sipas informacioneve, grepet punuese nga pushteti do t’i udhëheq ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe ndihmësi i saj, Oliver Ristovski, ndërsa nga opozita avokati Menkinovski.
Në grupet punuese përveç Prokurorinë Publike, do të bisedohet edhe për reformat tjera, në mesin e të cilëve edhe ligji për Agjencinë e Sigurimit Kombëtar.
Comments are closed for this post.