Nga partia OBRM-PDUKM akuzojnë pushtetin se edhe pas katër muajve për përgjimet në prokurori nuk ka asgjë nga hetimet e bëra.

“Katër muaj kaluan, ndërsa nuk ka përgjegjësi as përgjigje, kush dhe pse ka përgjuar Prokurorinë Publike.

Katër muaj dhe asgjë nga hetimet e ndërmarra se për ç’ka janë përgjuar 70 prokurorët publik, dhe se ku kanë përfunduar bisedat e tyre” thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se si rikujtim, në Prokurori, vetë Ljubomir Joveski rreth 30 nëntorit, ka publikuar se janë përgjuar të gjitha hyrjet dhe daljet e bisedave telefonike në Prokurorinë Publike që nga 30 shtatori i vitit 2016.

Nga atje shtojnë se katër muaj kaluar që kur qeveria deklaroi se zgjidhje të shpejtë të rastit, por deri më tani nuk ka asgjë nga ajo.