Facebook dhe Instagram kanë rënë që nga dje, ndërsa policët e Zelandës së Re kanë problem me përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale, transmeton Gazeta Express.
Policia e Zelandës së re ka lëshuar një njoftim ku kërkojnë nga përdoruesit e rrjeteve sociale të mos i thërrasin për problemet që kanë nga rënia e Instagram-it dhe Facebook-ut.
“Fatkeqësisht s’mund të bëjmë asgjë për këtë, ju e dini, ata janë me bazë në Amerikë dhe ne jemi policë. Kështu që, ju lutem mos na thirrni të raportoni për këtë. Ju lutemi”, kanë shkruar nga Policia e Zelandës.
Një zëdhënës nga Policia e Australisë i ka thënë Daily Mail se policia nuk ka marrë thirrje dhe të gjithë njoftimet për rënien e Facebook-ut dhe të Instagram-it kanë qenë të dërguara në formë të shakasë.
Me probleme të këtyre dy rrjeteve sociale janë përballë përdoruesit e tyre në të gjithë botën dhe problemi akoma nuk është rregulluar.
Comments are closed for this post.