Dje (11-mars) rreth orës 23 e 30 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar se, në Spitalin klinik të Tetovës, janë pranuar 22-vjeçari A.H. dhe 26-vjeçari F.B. Të dy nga fshati Vejcë e Tetovës me plagë të shkaktuara me armë zjarri. Pas ofrimit të dihmës mjeksore, për shkak të seriozitetit të plagëve, dy të lënduarit janë transferuar në klinikat e Skupit.
Menjëherë janë marur masat dhe aktivitetet nga ana e pjestarëve të policisë, të cilët kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, në një objekt për video lojra pronë e 42-vjerçarit F.H. nga fshati Vejcë, ku është gjetur dhe marur për ekspertizë një gëzhojë e zbazur nga municioni për armë e kalibrit 9 milimetër, si dhe shenja gjaku.
Në ora 23 e 40 minuta në Stacionin policorë Tetovë, është vetëparaqitur 25-vjeçari N.H. nga fshati Vejcë, zyrtarë policorë i cili nuk ka qenë në detyrë dhe ka deklaruar se me armën e tij i ka lënduar dy personat e lartëpërmendur, kështu që i njëjti është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, dhe për rastin në fjalë është njoftuar edhe Njësiti për kontroll të brendëshme, hetime kriminalistike dhe standarde policore.
Meren të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit.
Comments are closed for this post.