Klubi i shpatave “Eskrim” këtë vit për herë të tretë, do të organizojë garën humanitar për fëmijë me Sindromë Down. E njëjta do të mbahet në Parkun e Qytetit, të dielën më 24 mars, me fillim në orën 11:00.
Çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz kyçen në mbështetjen dhe organizatorët bëjnë thirrje që kjo të vazhdojë, sepse siç tha Biljana Kuzmanovska, organizatore e garës për fëmijë vitin e kaluar, “Këto janë aftësitë tona, këto janë kampionët tonë!. Sipas atyre, guximi i këtyre të rinjve duhet të ushqehet në ç’do aspekt të shoqërisë sonë.
Gara humanitare për fëmijë me Sindrom Down do të mbahet në kujtim të ditës botërore të personave me Sindromë Down. Të gjitha mjetet e mbledhura do të shfrytëzohen për blerje të pajisjeve të reja për qendrën për persona me Down.
Comments are closed for this post.