Formula për femrën perfekte duket e thjeshtë në sipërfaqe: E nxehtë/seksi + e zgjuar + e qeshur = E duhura. Por studime pas studimeve na dalin gjëra dhe cilësi të reja që një femër duhet të ketë për të qenë idealja e mashkullit!

Meshkujt pëlqejnë femrat që qeshin me shakatë e tyre

Studiuesit kanadezë kanë gjetur se meshkujt tërhiqen më shumë nga femrat, të cilat qeshin me shakatë e tyre edhe kur ndoshta janë bajate. Nga meshkujt e pyetur, 75% thonë se sensi i humorit është karakteristikë që femrat duhet ta kenë. Turivarurat, negativet, janë të lodhshme. “Ma nxiu jetën që nuk pëlqen asgjë”, “Do shikojë vetëm të këqijat në çdo situatë”, “Nuk durohet një femër e tillë gjithë jetën, se ta prish ditën që në mëngjes”.

Buzëqeshja

Sipas një studimi të revistës “Emocion”, meshkujt pëlqyen më shumë femrat e qeshura ku dukeshin edhe pak dhëmbët, ndërsa femrat parapëlqyen më shumë meshkujt seriozë. Buzëqeshja konsiderohet si pjesë femërore, jo e egër, e brishtë dhe e nënshtruar/e bindur, e relaksuar dhe mirë me veten. Kush nuk do ta dëshironte një femër të tillë? “Ka një buzëqeshje që më çmend, më zbut sa herë që jam i nevrikosur”, “Nuk e ngre dot zërin kur ajo më buzëqesh”, “Më relakson sa herë shikoj fytyrën e saj të qeshur”.

Meshkujt çmenden pas gjoksit të madh

Lajmi i njohur: Meshkujt pëlqejnë gjoksin e femrave! Lajm akoma edhe më i njohur: Meshkujt pëlqejnë gjoksin e madh! Sipas studimit del se meshkujt që pëlqejnë seksin që ju sjell rasti apo fati i momentit, ndikohen nga madhësia e gjoksit të femrës. Gjoksi i madh në të pavetëdijshmen e meshkujve tregon pjellori, prandaj edhe tërhiqen nga madhësia, pa lënë mënjanë pamjen vizive që i jep gjoksi i madh formave të trupit të një femre. Revistat, imazhet dhe pornostaret janë pothuajse gjithmonë me gjoks të madh. Askush nuk e privon veten për t’i çuar sytë te një gjoks i madh!

Këmbët e gjata janë joshëse

Në përgjithësi mendohet se njerëzit e gjatë janë më tërheqës se ata më të shkurtër, por kjo nuk është apriori, sepse kemi raste që vërtetojnë të kundërtën. Mirëpo studimet tregojnë se meshkujt pëlqejnë femrat me këmbë të gjata. Arsyet mund të jenë individuale, ndërsa përgjigjja e përgjithshme: Duken më seksi! Meqenëse meshkujt çdo gjë e kanë të lidhur me dukjen seksi. Po t’ju themi se mund t’i ketë këmbët e gjata dhe të bukura, por gjatë seksit mund të jetë e ftohtë dhe arrogante, kë do zgjidhnit ju në këtë rast?

Numri i këmbës tregon shumë

Po gjatë studimeve ka dalë që meshkujt pëlqejnë katër herë më shumë femrat me këmbë të vogël se duken më të bukura, gjë që na tregon se meshkujt e konsiderojnë këmbën e vogël si më femërore dhe më tërheqëse. Eh meshkujt, gjithmonë konfuzë në atë që duan: femër me këmbë të gjata dhe shputë të vogël nuk mund të jetë, sepse i bie të rrëzohet rrugës dhe të mos ruajë ekuilibrin.

Femrat në karrierë konsiderohen seksi

Mendojnë vërtet që janë më seksi, apo parapëlqejnë që ato të kontribuojnë në buxhetin e familjes, sepse meshkujt e pyetur për partneren e tyre ideale shprehen se kërkojnë një femër që i fut të ardhurat e saj në marrëdhënie. Kanë filluar ta humbin instinktin e gjuetarit: femra në shpellë duke u kujdesur për zjarrin dhe fëmijët, e mashkulli në pyll! E çuditshme, se nga ana tjetër kërkojnë gjoksin e madh për pjellori?!

Inteligjenca rifreskon mendjen

Në gazetën e studimeve të seksit, meshkujt raportojnë se ndihen më të kënaqur kur partneret e tyre janë të shkolluara, por nga ana tjetër raportojnë të jenë më të pakënaqur nga martesat kur shtylla e familjes është gruaja. Suksesi të bën të konsiderohesh si femër seksi, por me kujdes! Femra, jo shumë sukses, se na tremben meshkujt. Kanë frikë se u ikën pushteti nga duart, sepse janë të ndërgjegjshëm se ai që ka financat ka pushtetin.

E kuqja nuk i shpëton syrit

Meshkujt u vendosën përpara fotove me femra të cilat kishin veshur të brendshme të kuqe dhe një pjesë tjetër të bardha. Rezultati: meshkujt përcaktuan si më tërheqëse, më seksi dhe më të dëshiruara ato që kishin veshur të kuqe sesa ato me të bardha. Të gjithë e dimë se e kuqja tregon potencë, forcë, sensualitet, ndërsa e bardha pastërti dhe brishtësi.

Flokët e zinj janë të preferuar

Në një studim të bërë në 2011 në Angli, meshkujt i rendisnin zeshkanet si më tërheqëse fizikisht krahasuar me femrat kokëkuqe, bionde apo flokë kafe. Nga i njëjti studim doli se meshkujt i shikojnë zeshkanet si më inteligjente, më kompetente dhe më të arritshme. Nga një studim tjetër në “Florida State University” doli se meshkujt i konsiderojnë flokëzezat si më të besueshme, më serioze dhe më të qëndrueshme.