Avokadot janë të pasura në kalori, yndyra dhe Omega 3. Me të mund të përgatisim guakamole, sallata, por dhe ta përdorim si zëvendësues të mishit në disa lloje sanduiçësh, madje me të mund të bësh edhe akullore. Avokadot ndihmojnë që vlerat e ushqimeve të tjera të përthithen më mirë e lehtësisht nga organizmi ynë. Prej avocados del vaji më i shëndetshëm, i cili ka fuqinë të luftojë radikalet e lira, përgjegjëse për shkatërrimin e qelizave, proteinave dhe ADN-së. Fruti ekzotik shërben si një zbutës fantastik për lëkurën, e mbron atë nga rrezet e diellit si dhe pakëson rrudhat.
Përfitimet

1.Bën mirë për trurin: Parandalon Alzhaimerin, pasi kombinon Omega 3-shin me vitaminën natyrale E.

2 .E mban zemrën të shëndetshme: Është i pasur në acide yndyrore të pangopura që ndihmojnë në mirëmbajtjen e zemrës dhe uljen e tensionit të gjakut. Vitamina B6 që përmban avokadoja dhe acidi folik natyror, i cili ka përmbajtje të lartë folati, ndihmojnë në rregullimin e homocisteinës, e cila nëse është në nivele të larta shkakton probleme me zemrën.

3.Ndihmon shtatzëninë: Acidi folik rekomandohet gjatë shtatzënisë për të ndihmuar zhvillimin e fetusit dhe organet e tjera jetike.

4.Shëndeti i syrit: Avokado përmban leutein karotenoide, një antioksidant që mbron sytë nga mbilodhja dhe probleme që e shoqërojnë këtë fenomen.

5.Tensioni i gjakut: Kombinimi i përmbajtjes së lartë të potasiumit te avokado, 30 % më shumë se banania, me Omega 3 dhe acidin oleik ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
6.Niveli i sheqerit në gjak: Acidet yndyrore të pangopura që gjenden tek avokado mund të parandalojnë ose ndryshojnë rezistencën e insulinës, një burim i diabetit të llojit 2.

 

7. Shërben si anti-inflamator: Inflamacioni konsiderohet baza e pjesës më të madhe të sëmundjeve jo ngjitëse. Avokadot kanë bollëk flavonoidësh dhe polifenolësh fitonutrientë, që është zbuluar se veprojnë më së miri si agjentë anti-inflamatorë.

8. Parandalon Plakjen: Antioksidanti glutation ndihmon mëlçinë e sistemin nervor. Ai është përgjegjës për plotësimin dhe riciklimin e antioksidantëve të tjerë në trupin e njeriut. Është shumë i rëndësishëm për forcimin e sistemit imunitar dhe avokadoja është nga të paktët ushqime që përmbajnë sasi të lartë glutationi.

9. Tretja: Ushqyesit dhe enzimat që përmban avokado reduktojnë inflamacionin e stomakut dhe zorrëve. Sipas një studimi, njerëzit që konsumonin sallatë me avokado thithnin pesë here  më shumë karotenoide se ata që nuk e konsumonin avokadon.
10.Kanceri: Avokado ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit dhe prostatës.