Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural i njofton fermerët se për 242 persona janë paguar 5.082.000.00 gjegjësisht mbi 81 mijë euro.
“Vazhdon praktika për pagesën në kohë dhe joselektive të subvencioneve. Paratë për subvencionimin e bujqve po jepen atëherë kur bujqve u nevojiten më shumë”, thuhet në deklaratë.
Nga fundi i muajit të kaluar deri më tani Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka paguar mbi 30.5 milionë euro, nga të cilat 26.300 kultivues të drithërave janë paguar 5.5 milionë euro, 16 milionë euro janë depozituar për kultivuesit e dhive, deleve, bagëtive, për rreth 9 milionë euro janë transferuar në xhirollogaritë e mbi 15 mijë kultivuesve të rrushit.
Comments are closed for this post.