Ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski është kandidati i përbashkët i koalicionit qeveritar LSDM- BDI, mëson MEDIAL.mk nga burime brenda koalicionit.

Për emrin e Spasovskit është vendosur nga takimi i mbrëmshëm mes liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti. Të gjitha kandidaturat tjera si duket bien në ujë.

Spasovski është i lindur në Kumanovë, ndërsa në biografinë theksohet se ai ka qenë deputet në Kuvend në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor të vitit 2016. Nga viti 2001 deri në vitin 2005 ka punuar si këshilltar i kryetarit të komunës së Kumanovës. Prej vitit 2008 deri në vitin 2011 ka punuar si sekretar në Komunën e Kumanovës. Spasovski flet gjuhën angleze dhe frënge. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.