Pasuria personale e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, sipas revistës Forbes vlerësohet të jetë rreth 13.9 milionë dollarë.
Në disa raste pasuria e Netanjahut arsyetohet me punën e tij si lektor dhe këshilltar në kompaninë e teknologjisë izraelite BATM pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 1999.
Politikani më i pasur në Izrael është ish-kryebashkiaku i Jeruzalemit, Nir Barkat, i cili është pjesë e partisë konservatore “Likud”. Pasuria e tij është dhjetë herë më e madhe se e natanjahut dhe arrin në 138 milionë dollarë.
Ai u pasua nga investimet në kompanitë e teknologjisë së lartë, veçanërisht në kompaninë “Check Point Software Technologies”.
Menjëherë pas Barkat, është vjehrra e tij Alona Barkat me rreth 130 milion dollarë, kurse i treti është Ehud Barak, ish-kryeministër, me pasuri prej 33 milionë dollarëve.
Comments are closed for this post.