Kardinali George Pell është shpallur fajtor për abuzim seksual në Australi. Ai është figura më e lartë e Kishës Katolike që është dënuar ndonjëherë për këtë krim.
Duke qenë në pozitën e udhëheqësit të financave të Vatikanit, kardinali 77-vjeçar shpesh është vlerësuar si figura e tretë më e fuqishme e Kishës Katolike.
Ndonëse ka thënë se ndihet i pafajshëm, gjykata e shpalli atë fajtor për abuzimin seksual të dy djemve të korit të katedrales së Melburnit. Ky rast kishte ndodhur në vitin 1996.
Ai ka dalë dy herë në gjyq sepse në rastin e parë gjykatësit kishin dështuar ta shpallin vendimin për të. Në rastin e dytë, gjykata e kishte shpallur fajtor për dhunë seksuale ndaj personit nën moshën 16-vjeçare dhe për katër akuza për sjellje të keqe ndaj një personi tjetër nën këtë moshë.
Vendimi për dënimin e tij është marrë në dhjetor të vitit të kaluar, por nuk është bërë publik deri tash për shkak të rregullave të sistemit të drejtësisë.
Vatikani ka konfirmuar se Pell është përjashtuar nga ministria publike dhe i është ndaluar kontakti me persona të mitur.
Kisha Katolike është tronditur disa herë në vitet e fundit për shkak të akuzave për abuzime seksuale nga priftërinjtë, shkruan “BBC”,
Comments are closed for this post.