Nëse të jashtmit kanë besim tek ju, do t’u japin plotë argumente se përse BDI duhet të shkoj në opozitë si e mirë e përgjithshme. Ajo nuk di çka janë reformat e brendshme, nuk di çka është përgjegjësi elementare, nuk di e as që do të di se aty është për ta zhvilluar vendin dhe për ta përmirsuar jetën e përgjithshme. Fjala ekonomi dhe zhvillim për ata është e panjohur, kështu ka deklaruar për Zhurnal profesori universitar, njëherit këshilltarë i kryeministrit Zoran Zaev, Mersel Bilalli duke i komentuar përplasjet e fundit mes partnerëve të koalicionit qeverisës lidhur me mosmarrjen e imunitetit ish kryeparlamentarit Trjako Veljanovski.
Bilalli thotë se madje vet brenda BDI-së shumë djem të zgjuar që i kanë lënë në margjina me pozita të dobta dhe me ndjenjë se gjithë jetën duhet t’u rrinë gaditu patronave pariak, tani janë të bindur se vetëm Zoti permes selekcionimit të vet natyror mund t’i ndroj do persona të cilët vite me radhë bëjnë dëm të madhë.
“Një diplomat më pat thënë se BDI i gjason një sekti satanist i cili ekziston vetëm për vetveten, duke varfëruar tejmasë popullatën e vet, e cila tanimë është e detyruar që t’í largojë edhe pjesën më të dhimbshme familjare – fëmijtë e vet. Shumë diplomat tani fare lehtë do t’ua thuajnë ate se BDI është një kancer i shtetit edhe i vet Shqiptarëve. Në këso rrethanash infekcioni fillon ta kaploj edhe ate pjesë të partnerit të koalicionit i cila filloj me do ideale, madje bëri edhe punë të mëdha, edhe pse edhe në ate subjekt ka plotë të tillë që s’kanë kurgjë të përbashkët me idealet e vërteta”, shprehet Bilalli.
Por, ai mendon se një pjesë pak a shumë e shëndoshë e LSDM-së sikur është e prirë që t’i jep të drejtë faktorit ndërkombëtar dhe në të ardhmen nuk mund të përjashtohen edhe masa ma radikale shkurorzuese politike.
“Kështu siç funksionojnë nuk mund të vazhdohet edhe shumë kohë, pasi drejtëpërdrejtë çon kah kthimi i gruevizmit në pushtet. Prej këtu, mendoj se janë tri opcione që pritet të ndodhin. E para ndryshim në veprimin e BDI-së që si partner afatgjat i gruevskit dhe rrethit të tij, është vështirë të ndodhë. E dyta shpërthimi përbrenda BDI-së, e cila që moti ka arrijtë masën kritike dhe prêt momentin. E treta, prishja e koalicionit me BDI dhe dërgimi i saj në opozitë, që lehtë do të pasonte shkatërimi i saj”, thotë këshilltari i kryeministrit.
Çka do që të ndodhë, Bilalli shprehet se kjo punë nuk mund të vazhdojë më kështu.
“Ndoshta zgjedhjet presidenciale për një kohë të shkurtë do ta shtyjnë epilogun, por ndeshja me realitetin duket se troket në dyer. Tani duhet të startojnë bisedimet me UE, kurse me këte kod mental është e pamundur. Kurse kjo që ndodhë me imunitetet është vetëm temperature e e një smundje të rëndë”, përfundon profesori Mersel Bilalli.
Comments are closed for this post.