Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahon tha se NATO përpiqet për liri, demokraci dhe siguri kolektive, ndërsa vendet siç janë Maqedonia e Veriut dhe Mali Zi, të cilat ndajnë këto vlera, janë shenjë e suksesit, ndërsa jo të tensioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pyetur se me cilën masë anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të forcojë tensionet në mes Perëndimit dhe Rusisë, Pahon për gazetën e Podgoricës “Pobjeda” tha se SHBA-të janë të shqetësuar për shkak të qëndrimit të Rusisë e cila ndërhynë në rrugën euroatlantike të cilët kanë zgjedhur vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Maqedonia e Veriut kontribuon fuqishëm në misionet e NATO-s, si dhe iniciativës rajonale për fuqizimin e bashkëpunimit dhe sigurisë në Ballkanin e Perëndimor. Rusia përpiqet që t’i pengojë vendet si Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi që ta zgjedhin rrugën e tyre nëpërmjet sjelljeve agresive dhe frikësimit”, tha Pahon.
Ai tha se vëmendja e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor është e palëkundur.
“Ky është tregim që shpesh nuk theksohet, ndërsa Rusia bënte gjithçka në të kaluarën që të zvogëlojë përparimin tonë”, tha Pahon.
Comments are closed for this post.