Barcelona është duke menduar mundësinë e transferimit të një mbrojtësi të krahut të majtë.

Liderët e La Ligas, po kërkojnë një mbrojtës të majtë me kosto të lirë të transferimit, me përvojën e duhur që do t’i ndihmonte Jordi Albas në atë pozitë.

Emri i parë që u ka shkuar në mendje zyrtarëve të Barcelonës, është ai i Filipe Luis, anëtarit të Atletico Madrid.

Braziliani, 33 vjeçar, është në muajt e fundit të kontratës me Atleticon, dhe mund të transferohet te Barcelona si lojtar i lirë.

Një fakt tjetër që e afron lojtarin me Barcelonën, është edhe admirimi i tij për Lionel Messin, për të cilin tha se e ka merituar Topin e Artë, para bashkëlojtarit të tij, Antoine Griezmann./Lajmi.net/