Gjatë javës së kaluar (prej 4 shkurt deri 10 shkurt) në Maqedoni janë regjistruar 2246 të prekur nga gripi, që është rritje për 80 për qind, në krahasim me javën paraprake kur u regjistruar 1252 të prekur nga gripi.
Sipas Institutit për Shëndet Publik, numri i të prekurve nga gripi javën e kaluar është më i vogël për 24.2 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar.
Gjatë javës së kaluar janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve nga gripi. Bëhet fjalë për persona të moshës nga 5 deri 25 vjeçare nga Shkupi dhe Ohri, të cilët kanë qenë të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.
Ndryshe, në sezonin 2018/2019 numri i të prekurve nga gripi është 6371 persona
Comments are closed for this post.