Legjenda e Manchester Unitedit Paul Scholes është emëruar trajner i ri i klubit nga League Two, nivelin e katërt të futbollit anglez, Oldham.
Oldham njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se Scholes është emëruar trajner i ekipit të parë dhe ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje një vit e gjysmë, transmeton Gazeta Express.
44-vjeçari ka punuar si analist futbolli që prej se u pensionua nga futbolli më 2011.
Ai mori përvojë shkurtazi si trajner nën menaxhimin e Ryan Giggs gjatë qëndrimit të uellsianit si trajner i përkohshëm në Old Trafford më 2014.
Oldham renditet në vendin e 14-të në League Two 42 pikë, me shumë pak gjasa për t’u ngritur një nivel më lartë, në League One.
Here’s the news you’ve been waiting for…
Latics Appoint Paul Scholes As New Manager! #oafchttps://t.co/Kc4O6jLvxa
— Oldham Athletic AFC (@OfficialOAFC) February 11, 2019
Comments are closed for this post.