LSDM njoftoi se nuk do të ketë kandidatë për kryetarë bashkie me popullsi dominuese shqiptare dhe që konsiderohen bastion i BDI-së. Sipas njoftimeve nga “Bihaça”, nuk do të ketë kandidatë në Çair, Gostivar, Saraj, Strugë dhe Zhelinë.