Arrestime të reja në Koçani. Shefat dhe oficerët e policisë që ishin në detyrë natën fatale janë ndaluar. Janë ndaluar gjithsej 13 persona: T.D. (Shefi i Policisë së Krimit), D.P. (Përgjegjës natën e aksidentit), M.M. (Shefi i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Koçanit), K.J. (Shefi i Krimit Ekonomik në Stacionin e Policisë së Koçanit), si dhe M.R. (një oficer policie që ishte në detyrë natën e aksidentit).

Një aksion është duke u zhvilluar nën udhëheqjen e një prokurori nga Departamenti i Specializuar për Oficerët e Policisë, njoftoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Në zjarrin në diskotekë “Puls” në Koçani që ndodhi natën e 16 marsit, 62 persona vdiqën dhe rreth 200 u plagosën.

Prokuroria njoftoi se nesër do të dalë me një deklaratë.