Pritjet e mia janë pozitive, pres që të jemi ndër vendet e para në botë që do të marrim marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me takimin e ministrit të Jashtëm Timço Mucunski dhe sekretarit amerikan të shtetit Marco Rubio.

Mund të them se Timço Mucunski është në mesin e shtatë ministrave të Jashtëm nga Evropa, të cilët u pritën në nivel dypalësh nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio në Departamentin e Shtetit Amerikan. Takimi zgjati rreth 45 minuta, me ç’rast u theksua edhe një herë bashkëpunimi strategjik dhe rëndësia e bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve, tha Mickoski.

Mickoski tha se ka pritje pozitive dhe se pret që Maqedonia të jetë ndër vendet e para në botë që do të marrë marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në.

Bashkëpunimi i jashtëzakonshëm i deritanishëm me administratën Trump dhe pritshmëritë për të ardhmen. Nuk do të doja të flisja shumë për këto pritje. Unë dua që ato të ndodhin dhe pastaj ne mund të komentojmë. Pritshmëritë e mia janë pozitive, si nga takimi me zotin Greer, por edhe nga bisedat e mia telefonike me Sekretarin e Shtetit për Ekonominë, Howard Latnick, ndaj pres që të jemi ndër vendet e para në botë që do të marrim këtë lloj marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara.