Nënshkruhet Marrëveshja Qeveri-me-Qeveri për Bashkëpunim Politik dhe Ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar.
Me nënshkrimin e këtij dokumenti Maqedonisë i vihen në dispozicion 6 miliardë euro për financimin e projekteve kapitale në disa sektorë strategjikë, thotë VMRO DPMNE.
Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar është një hap plus, i cili do ta sjellë Maqedoninë në një nivel të ri zhvillimi.
Nënshkrimi i marrëveshjes do të thotë avancim dhe zhvillim në sektorët kyç si projektet e infrastrukturës në transport, arsim, mjedis, sektorin e IT dhe shëndetësi.
Tre projekte tashmë janë përgatitur për zbatim: ndërtimi i një hekurudhe të shpejtë në Korridorin 10, objekte të reja spitalore dhe institucione të reja arsimore. Gjithashtu, janë paralajmëruar edhe projekte të ardhshme në energji dhe ekologji.
Në fushën e arsimit, në valën e parë, tashmë janë dy projekte, përkatësisht ndërtimi i fakultetit të ri të mjekësisë në Shtip dhe projekti i dytë është ndërtimi i një konvikti studentor në mbështetje të fakultetit me së paku 200 shtretër.
Tashmë janë rënë dakord për dy lloje projektesh pune. Njëra është rindërtimi, modernizimi dhe ndërtimi i një traseje tjetër në hekurudhën e cila është pjesë e Korridorit 10, nga Tabanovca në Gjevgjeli.
Në fushën e shëndetësisë, kompletimi përfundimtar i spitalit në Kërçovë dhe rindërtimi i spitalit klinik në Tetovë.
Me këtë mbështetje financiare Maqedonia do të përfitojë edhe nga përvoja britanike administrative dhe afariste, e cila do të kontribuojë në avancimin e administratës publike vendore dhe sektorit privat, thekson VMRO DPMNE.
Comments are closed for this post.