Profesori Trajko Sllaveski është zgjedhja e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova për guvernator të Bankës Popullore. Këtë informacion e kanë konfirmuar për “Republika” nga Zyra e Presidentit.
Siljanovska-Davkova në Kuvend e dorëzoi propozimin e Prof. Dr. Trajko Sllaveski për emërimin e Guvernatorit të Bankës Popullore.
Presidenti gjatë marrjes së vendimit është udhëhequr nga ekspertiza dhe kompetenca, dinjiteti dhe integriteti, si dhe mundësia reale e emërimit të kandidatit. Duam të theksojmë se përzgjedhja ka qenë e vështirë, duke pasur parasysh cilësinë e dëshmuar të të gjithë kandidatëve – thonë nga Kabineti.
Sllaveski është kryetar aktual i Këshillit të Qytetit të Shkupit. Ai ka një karrierë të pasur akademike dhe politike. Sllavevski është profesor në Fakultetin Ekonomik në UKIM, ku vetë i ka kryer të gjitha hapat nga studimet universitare deri në doktoraturë. Publiku e kujton edhe si ministër të Financave.
Comments are closed for this post.