Nuk do të ketë riorganizim qeverie, por vetëm ndryshim të ministrave, njoftuan Qeveria për MIA-n pas deklaratës së mbrëmshme të Arben Taravari se AA po largohet nga Qeveria.

Aleanca për Shqiptarët ka dy pozita ministrore në qeveri për shëndetësinë, të cilën e drejton Taravari dhe  zëvendëskryeministrin dhe postin ministror për qeverisje të mirë, që aktualisht e mban Arben Fetai. Në Parlament partia ka gjashtë deputetë.

Për momentin nuk dihet ende se si do të bëhet ndryshimi i ministrave, nëse dhe cili nga anëtarët e AA-së do të japë dorëheqje apo nëse Qeveria do të shkarkojë ministra dhe zyrtarë të tjerë nga krahu i AA-së. Nuk dihet gjithashtu se sa nga gjashtë deputetët e AA-së do të mbeten me Taravarin.

Qeveria nuk e konfirmon informacionin për MPB-në se mund të ketë ndryshim të portofolit mes VMRO-DPMNE-së dhe Vlenit, siç ka lënë të kuptohet mbrëmë njëri nga liderët e koalicionit “Vlen”, Bilal Kasami. Sa i përket numrit të deputetëve, kreu i Besës tha se së shpejti, ndoshta që në fillim të kësaj jave do të rritet numri i deputetëve që do të migrojnë në mazhorancën qeverisëse.

“Mund të garantoj se tashmë jemi në negociata serioze me disa deputetë si nga opozita shqiptare ashtu edhe nga pjesëtarë të tjerë të komuniteteve të tjera që janë pjesë e “Frontit Europian” aktual”, tha Kasami.

Pas deklaratës së mbrëmshme të Taravarit se AA po shkon në opozitë, kryeministri Hristijan Mickoski, nuk do të takohet me të.

VMRO-DPMNE në pushtet, kryetar i së cilës është kryeministri Mickoski, sonte mban seancë të Komitetit Ekzekutiv të partisë.