RB Leipzig – Manchester City, formacionet e mundshme

Futboll 07.12.2021 / 12:16

Manchester City do të jetë mysafir i Rasenball Sport Leipzig për rrethin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Red Bull Arena”.

Për këtë sfidë, skuadra gjermane nuk mund të llogarisë në Yussuf Poulsen, Marcel Halstenberg, Amadou Haidara, Dani Olmo, Marcelo Saracchi dhe Illaic Moriba, që janë të lënduar, derisa Willi Orban e Hugo Novoa, janë në dyshime.

Në anën tjetër, Citizens do të kenë mungesën vetëm të Ferran Torres, që po ashtu është i lënduar.

Formacionet e mundshme

RB Leipzig: Gulasci, Klostermann, Simakan, Gvardiol, Angelino, Laimer, Adams, Mukiele, Nkunku, Forsberg, Silva.

Manchester City: Steffen, Zinchenko, Ake, Stones, Walker, Gundogan, Fernandinho, Palmer, Foden, Mahrez, Sterling.

Foto: WhoScored/Prsc




Comments are closed for this post.

Të fundit