Kapiteni i Barcelonës, Sergi Busquets e ka pranuar se ndihet i zhgënjyer me veten pas humbjes nga Bayern Munich.

Barcelona u mposht me rezultat të thellë 3-0 nga Bayerni në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të grupit.

Kjo humbje ka bërë që Barcelona të eliminohet nga Liga e Kampionëve pas rreth dy dekadave dhe kjo dhemb tek të gjithë në Camp Nou.

“Ne ndihemi shumë keq tani; kjo nuk është ajo që ne donim dhe klubi dhe tifozët tanë nuk e meritojnë këtë”, ka thënë fillimisht Busquets pas ndeshjes.

“Jemi në një situatë të vështirë dhe kjo dhemb shumë. Shumë faktorë na kanë çuar në këtë”.

“Sigurisht që ndihemi shumë të frustruar, dhemb shumë, por ne vetë u futëm në këtë situatë”.

“Nëse do të kishim më shumë pikë, nuk do të ishim në këtë situatë. Nuk luajtëm mirë në dy ndeshjet e para, u futëm në këtë rrëmujë dhe dhemb shumë”, përfundoi kapiteni i Barcelonës.