Regjistrohen 588 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 5780 teste të realizuara, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Qytetet që numërojnë më shumë të infektuar janë: Shkupi me 230 të infektuar, Tetova me 101 dhe Gostivari me 82 të infektuar.

Ndërkohë Kërçova numëron 48 të infektuar, Dibra 17, Ohri dhe Strumica nga 16, Kumanova 15, Struga 11, Manastiri 8, Kavadarci dhe Shën Nikolla me nga 6, Radovishi dhe Berova me nga 5 të infektuar, Velesi dhe Vallandova me 4, Shtip dhe Vinicë 3, Resnjë dhe Makedonski Brod 2, Prilepi, Koçani, Demir Kapija dhe Pehçeva nga 1 rast me Covid-19.

Instituti për Shëndeti Publik informon për 26 pacientë të shëruar, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 8 persona.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 që nga fillimi pandemisë në vendin tonë ka arritur 159.269, numri i të shëruar është 150.613 , ndërsa 5521 janë viktimat që kanë humbur jetën nga koronvirusi. Në vend numërohen 3135 raste aktive.