Në Zvicër ka një çerek milion vende të lira pune.
Një sondazh nga uebsajti i burimeve njerëzore x28 thotë se gjysma e vendeve të punës po reklamohen përmes agjencive dhe gjysma tjetër në faqet e internetit të vetë kompanisë.
Ndërsa ka një gamë të gjerë opsionesh, është e qartë se ka dy sektorë më në nevojë – infermierët dhe elektricistët. Nevojiten më shumë se 7000 infermierë dhe afro 5000 elektricistë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kantonet e Cyrihut dhe Bernës kanë më shumë vende të lira.
Comments are closed for this post.