Dje në Shipkovicë, sot në Llabunishtë për të inauguruar sallën e re sportive në shkollën fillore “Murat Labunishti”.
✅Përfundimisht zyrtarizuam këtë investim kapital infrastrukturor që kapë shumën 47.5 milionë denarëve.
Besoj që shumë sportistë ⛹️♀️🚶♂️⛹️♂️🤾♂️do të dalin nga kjo sallë dhe do të arrijnë majat e suksesit🏆🥇 në arenën ndërkombëtare.
➡️Shifemi së shpejti edhe në komunat e tjera!
Na priftë e mbara!
*Nga hapja solemne e sallës së re sportive në Llabunishtë të Strugës, bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, zëvendës kryeministrin Sadulla Duraki, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kryetarin e Strugës, Ramiz Merko dhe deputetin e zonës, Agim Shaqirin.
Njoftimi zyrtare nga ministria e Arsimit:
U lëshua në përdorim salla sportive e SHF “Murat Llabunishta”
Ministri i Arsimit dhe Shkencës dr. Arbër Ademi sot mori pjesë në ceremoninë solemne të lëshimit në përdorim të sallës së re sportive të Shkollës Fillore “Murat Llabunishta”, në fsh. Llabunishtë të Komunës së Strugës, që është investim i Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës në vlerën e 47.5 milion denarëve.
“Më shumë se 1000 nxënës do të kenë mundësi për kushte më të mira në lëndën mësimore të sportit dhe aktiviteteve sportive, ashtu siç edhe i meritojnë. Që tani ushtrimet e obliguara, aktivitetet dhe garat sportive më nuk do t’i zhvillojnë në klasë por në një terren sportiv me standarde bashkëkohore cilësore, do t’i realizojnë jo në gola të vizatuara në mur, por në terren real me pajisje sportive profesionale për futboll, basketboll, volejboll e kështu me radhë. Po ashtu, do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pajisjet për gjimnastikë dhe tavolinat e pingpongut”, tha mes tjerash ministri Ademi.
Këto, sikurse deklaroi më tej ai, janë gjërat që u kanë munguar, e të cilat sot përfundimisht ua sigurojmë dhe kjo bëhet realitet pas tri viteve nga fillimi i investimit, që është pjesë e projektit për ndërtimin dhe pajimin e 145 sallave shkollore të sportit që e realizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës e që financohet me mjete të Bankës për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës. “Ky është një ndër projektet më të mëdha dhe më të dobishme në vend, përmes të cilit deri më tani janë ndërtuar 70 salla sportive, ndërsa 15 janë në ndërtim e sipër”, deklaroi Ademi.
Ky objekt sportiv është me sipërfaqe prej 1.300 metra katror dhe me hapësirë tribunash me 400 ulëse, ndërsa posedon edhe dhoma të zhveshjes, dush kabina si dhe hapësira për mësimdhënësit dhe për rekuizita sportive. Sallën mund ta shfrytëzojnë jo vetëm nxënësit por edhe popullata lokale, si dhe klubet sportive për të ushtrojnë dhe të zhvillojnë gara profesionale në kampionatet e vendit dhe ndërkombëtare, sepse standardet me të cilat është ndërtuar kjo sallë e mundëson një gjë të tillë.
Comments are closed for this post.