1. Pije freskuese me xhinxher

Përbërësit:

750 ml ujë

1 limon

6 cm xhinxher i freskët

Zjeni ujin dhe hidheni në një kanë së bashku me limonin dhe xhinxherin e prerë në feta të rrumbullakëta. Lëreni të paktën 20 minuta në infuzion dhe shërbejeni në temperaturën e vet ose të ftohtë.

2. Recetë pijesh freskuese me qitro dhe mente

Përbërësit:

3 litra ujë

3 qitro

500 gr sheqer

Një tufë mente

Zjeni ujin së bashku me lëkurat e qitrove dhe pas 10 minutash shtoni edhe tulin e prerë në copa bashkë me sheqerin dhe lërini në zjarr për gati dy orë. Kullojeni, shtoni menten dhe lëreni të ftohet. Ruajeni në frigorifer.