Të paktën 19 ushtarë rusë raportohet të jenë vrarë në rajonin e Donetskut në Ukrainë. Po ashtu si pasojëe një sulmi raketor ukrainas u plagosën dhjetëra të tjerë.

Ky lajm u dha nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, që përmes një deklarate bëri të ditur se 19 ushtarë rusë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur një grup ushtarësh rusë u sulmuan me raketë në qytetin Olenivka, në pjesën e kontrolluar nga Rusia në rajonin e Donetskut.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një zëvendëskomandant i një njësie të ushtrisë ruse, ndërsa komandanti i njësisë ishte në mesin e të plagosurve, sipas Shtabit ukrainas.

Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës nuk është konfirmuar nga ushtria ruse, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv