Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 gjoba, nga të cilat 9 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 13 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 8 për mosvënien e rripit të sigurisë.

“Kontrollet e shtuara do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.