Gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve policore në trafik janë shqiptuar 122 gjoba vetëm në komunën e Sarajit.

Sipas të dhënave të MPB-së, 20 veta janë kapur duke drejtuar makinën pa patent shoferi, 37 gjoba për parregullsi teknike dhe makina pa regjistrim. Shumica e gjobave janë shqiptuar për tejkalim shpejtësie dhe shkelje të tjera, përcjell INA.

Nga MPB po ashtu paralajmërojnë kontrolle të shtuara edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe apelojnë që të respektojnë rregullat e komunikacionit.