Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Torontos dhe instituti qeveritar australian CSIRO studiuan bazat e të dhënave ekzistuese për të kuptuar shtrirjen e problemit të mikroplastikës në oqeane. Ekipi vlerësoi se 11 milionë tonë mbetje plastike gjenden në thellësi.

“Ky është vlerësimi ynë i parë i vëllimit të plastikës në dyshemenë e oqeanit, ku grumbullohet para se të ndahet në copa më të vogla dhe të përzihet me sedimentin e poshtëm.

Ne e dimë se miliona tonë mbetje plastike përfundojnë në dete çdo vit, por nuk e dinim se sa prej tyre përfunduan në shtratin e detit.  Zbuluam se shtrati i detit është bërë një varrezë apo depo për pjesën më të madhe të ndotjes plastike që përfundon në det”, tha Dr Denise Hardesty, nga instituti australian.

Udhëheqësja e studimit, Alice Zhu, një studiuese në Universitetin e Torontos, thotë se ndotja plastike në shtratin e detit mund të jetë njëqind herë më e madhe se ajo që është regjistruar dhe vlerësuar të jetë duke lundruar në sipërfaqen e oqeaneve. “Sipërfaqja e oqeanit është një vend pushimi i përkohshëm për plastikën. Nëse zvogëlojmë vëllimin e plastikës që përfundon në dete, është e sigurt që do të ulet edhe vëllimi i plastikës në shtratin e detit.

Por studimi tregoi se ndotësit plastikë do të vazhdojnë të përfundojnë në fundin e oqeanit, i cili bëhet një varr i përhershëm i ndotjes plastike detare”, tha Zhou.

Të dhënat nga dronët treguan se midis 3 dhe 11 milion tonë mbetje plastike aktualisht ndodhen në fund të oqeaneve të Tokës. Këto plastika janë të përqendruara kryesisht nëpër kontinente. 46% e tyre ndodhen në thellësi nga 200 metra në sipërfaqe, ndërsa 54% e mbetur duket se janë në thellësi nga 200 metra deri në 11 km.

Një studim i Universitetit të Mançesterit në bashkëpunim me institucionet kërkimore europiane kishte treguar se 1.9 milionë copë mikroplastikë gjenden në çdo metër katror të shtratit të detit. Ndërkohë, rrymat nënujore i bartin këto mbetje plastike në distanca të gjata.