Kanella është një nga erëzat që përdoret gjerësisht në ëmbëlsira dhe aroma e saj është e pangatërrueshme me asgjë tjetër. Por përveç kësaj të fundit, ajo ka edhe plot efekte pozitive për organizmin tonë. Një studim i ri nga “Universiteti i Michiganit” zbuloi se “cinamaldehide” , një nga përbërësit kryesorë të kanellës, ndikon në qelizat që ruajnë nivelin e yndyrës duke aktivizuar djegien e tyre. Kjo nuk do të thotë se duke konsumuar shumë kanellë do të humbni peshë, por ajo mund t’ju ndihmojë për mbajtjen nën kontroll të peshës. Një lugë çaji kanellë në ditë sjell shumë dobi për shëndetin.
Kanella është një antioskidant natyral, i cili stimulon qarkullimin e gjakut dhe lufton kolesterolin. Në mënyrë të veçantë, këtë proces e bëjë të mundur substancat e emërtuara tanine, të cilat gjenden në vajin esencial.
Polifenolet janë substanca të tjera në përbërje të kanellës, të cilat kryejnë një funksion të ngjashëm me insulinën. Pikërisht prania e tyre është arsyeja që e bën kanellën një armë të fortë kundër diabetit.
Kanella jep ndjesinë e ngopjes, çka e bën atë ideale kundër urisë psikologjike. Ajo mund të përdoret në masë të madhe në ushqime, nëse jemi duke ndjekur një dietë për të rënë në peshë.
Kanella ka veti antibakteriale dhe antiseptike, në mënyrë të veçantë ndikon në rrugët e frymëmarrjes. Ajo stimulon sistemin imunitar, duke qenë kështu efektive në parandalimin e gripit apo ftohjes.
Kanella eliminon bakteret. Një studim i kryer në Gjermani doli në përfundimin se kanella arrin të neutralizojë bakterin Escherichia coli dhe kandidën, i cili shkakton infeksionet vaginale. Gjithashtu mund të përdoret si dezinfektues i plagëve, të cilat pasi janë pastruar mbulohen me kanellë.
Comments are closed for this post.