“Për shkak të kushteve të motit ju njoftojme se po luftohet me vatra zjarri në fshatin tone, dhe jo vetëm”, njoftuan nga fshati Forinë

Nuk dihen shkaqet e shkaktimit të zjarrëve, por era e fortë po i përhap ato.

Pas shuarjes dhe lokalizimit të vatres se parë, njësitë e zjarrëfikësve po luftojnë në shuarrjen e vatrës se dytë.

“Apelojme deri te banoret që të kenë kujdesë të vecante, dhe në rast të detektimit të lajmërohen në njësine e zjarrëfikësve në Gostivar, në linjën telefonike 193”, thuhet në njoftimin nga fshati Forinë.