Në Shkup për momentin, 659 raste janë aktive me koronavirus, ka thënë në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Qendrës për shëndet publik, Arben Ziberi.

Ai tha se numër më të madh të rasteve aktive ka në Komunën e Çairit – 169, në Butel – 63, në Gazi Babë – 61, në Aerodrom – 57, në Saraj – 56, në Karposh – 45, në Kisela Vodë – 35, në Haraçinë – 23, në Studeniçan – 19, në Ilinden – 18, në Gjorçe Petrov – 20, në Shuto Orizarë – 17, në Petrovec – 6, në Çuçer Sandevë – 3, në Sopishte – 2, në Zelenikovë deri më tani nuk ka asnjë të regjistruar.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shkup, siç tha Ziberi, janë regjistruar 1.332 raste dhe 40 të vdekur.

“Nga të gjitha rastet aktive në territorin e Shkupit, shumë me rëndësi është të përmendet se 60 për qind e të infektuarve, gjegjësisht 360 persona janë bartës asimptomatikë të viruris”, tha Ziberi.

Shtoi se bëjnë skrining në kopshte dhe azilet e pleqve, ku janë regjistruar disa raste.

Ziberi apeloi të respektohen masa, sepse vetëm në atë mënyrë do të dalim nga kjo situatë.