Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se mediumet në tërë këtë proces të parandalimit të përhapjes së koronavirusit kanë qenë partnerët e Qeverisë, ndërsa për reagimet se përgjigjet e disa pyetjeve sot ishin me padurim, tha se qëllimi i tij ose i dr. Zharko Karaxhovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive ose të dr. Arben Ziberi, drejtor i Qendrës për shëndet publik nuk ka qenë me ndonjë qëllim ose tendencë.
“Edhe në këtë moment arrijnë reagime për ndoshta padurimin gjatë përgjigjeve, më lejoni të tregoj nëse ka pasur mënyrë të tillë edhe nga unë gjatë konferencës për shtyp dhe nga dr. Karaxhovski dhe dr. Ziberi se ajo nuk është me kurrfarë qëllimi ose tendence, kam thënë edhe më parë se tërë këtë proces e udhëheqim në partneritet me mediumet dhe në atë kuptim edhe sistemin shëndetësor, mediumet, qytetarët dhe institucionet të cilat duhet të kryejnë kontroll dhe sanksionim janë së bashku. Të gjithë jemi në këtë luftë, secili e ka pjesën e tij dhe rolin e tij. Ne nuk mund ta dërgojmë porosinë te qytetarët të cilët janë një segment shumë i madh në këtë luftë nëse nuk janë mediumet. Dua t’i falënderoj të gjitha mediumet për sjelljen korrekte në të gjithë këtë periudhë të kaluar”, tha Filipçe.
Në fillim të përhapjes së koronavirusit, siç tha, ai vetë i ka refuzuar gazetarët të hyjnë në institucione, atëherë duke mos e ditur me çka përballemi dhe duke dëshiruar të mbrohet shëndeti i tyre.
“E qartë është tani se në ato reparte të izoluara me mbrojtje përkatëse është tërësisht e sigurt sepse nuk ka të sëmurë, pasiqë i respektojnë protokollet për maskë mbrojtëse, vizirë, mantela mbrojtës etj. Në mënyrë absolute u tregua se një përqindje serioze e njerëzve besojnë se virusi ekziston. Atë e pamë nga disa anketa, në terren dhe në atë kuptim, mirëpo më parë të siguruar se gazetarët mund të mbrohen dhe se ajo do të jetë pa rrezik për shëndetin e tyre, ramë dakord që mund të hyjnë në spitale dhe të bisedojnë edhe me të sëmurët”, tha Filipçe.
Comments are closed for this post.