TV Alsat raporton se kryetari i Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela ka uzurpuar zyrat e partisë në selinë në Tetovë, pas njoftimit që bëri kryetari i partisë, Arben Taravari për koalicion me opozitën shqiptare.

“Pas deklarimit publik të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari se në zgjedhje duhet të shkohet me opozitën shqiptare, Zijadin Sela uzurpon me ndihmën e policisë selinë e partisë”, shkruan Alsat.