BE nuk ka luks për të zgjedhur midis thellimit dhe zgjerimit, midis reformave të brendshme dhe zgjerimit dhe duhet të bëjë që të dy proceset të vazhdojnë paralelisht, tha zv. ministri i Jashtëm, Andrej Zhernovski sot duke folur në seancën e Komitetit Parlamentar të Përbashkët BE-Maqedoni e Veriut e cila filloi sot në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg.
Zhernovski theksoi se rezoluta e Parlamentit Evropian e miratuar më 24 tetor, menjëherë pas Samitit të BE-së në tetor dhe vizitës së Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli në Maqedoninë e Veriut, i dha inkurajim të fortë vendit që dyert evropiane nuk ishin dhe nuk do të jenë të mbyllura dhe i dërgoi një sinjal të fortë Këshillit Evropian për të mbajtur premtimet e tij dhe për ta çuar çështjen e negociatave të pranimit përsëri në agjendën e saj.
Zhernovski vlerësoi se paaftësia e Këshillit të BE-së për të vendosur në tetor për fillimin e negociatave ishte një zhgënjim i dukshëm dhe krijoi një atmosferë të pasigurisë dhe paparashikueshmërisë nga perspektiva e BE-së dhe nxiti kërkimin e alternativave për anëtarësimin në BE, duke dërguar “një sinjal të keq” për rajonin me nxitjen e forcave politike regresive dhe nacionaliste”
Comments are closed for this post.