Partitë politike deri të dielën i kanë anuluar aktivitetet publike lidhur me zgjedhjet lokale 2021, të caktuar për 17 tetor, për shkak të shpalljes së tre ditë zie, pas zjarrit që shpërtheu në Spitalin modular në Tetovë, me ç’rrast kanë humbur jetën 14 persona ndërsa 12 mbetën të lënduar . Megjithatë partitë dhe kandidatët e pavarur, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje duhet t’i respektojnë afatet e parapara nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ).
Comments are closed for this post.