Mbrëmjen e djeshme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi çdo shtet anëtar të Bashkimit Europian pas votimit historik për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat, sipas skynews.

“Është e ditur zyrtarisht se Ukraina nuk është një urë, as edhe një jastëk midis Perëndimit dhe Rusisë, as një mburojë midis Europës dhe Azisë, as një sferë ndikimi, as një zonë “gri” dhe jo një territor tranzit.

“Jo kufiri midis orkëve dhe lugatëve. Ukraina është një partner i ardhshëm i barabartë për të paktën 27 vende të BE-së. Ukraina është një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian!”, tha Zelensky në një deklaratë në Telegram.