Sipas gazetarit të mirënjohur Italian, Fabrizio Romano, Barcelona do të paguajë 30 milion euro për të marë sulmuesin e Lionit, Memfis Depaj. Kjo është oferta e parë e Barcelonës për sulmuesin holandez, për të cilin Romano, beson se do të jetë e pranueshëm për drejtuesit e skuadrës franceze.

Ndërkohë Depaj ka arritur akordin me drejtuesit e Barcelonës , disa ditë më parë dhe tani ka mbetur vetëm që klubet të merren vesh dhe holandezi të firmos për skuadrën katalanase.