Përveç mesazheve që Neymari i publikoi në llogarinë e tij në Instagram, Najila Trindade – vajza që e akuzon futbollistin për përdhunim – pretendon se mes tyre ka pasur edhe disa mesazhe të tjera, të cilat braziliani nuk i ka shfaqur në rrjetet sociale.

Mediumi brazilian Globo i ka publikuar edhe një numër të mesazheve të tjera, pas publikimit të videos, ku Neymari dhe Najila Trindade shiheshin në një dhomë hoteli, transmeton Gazeta Express.

Mesazhet e mëposhtme, të përkthyera nga gjuha portugeze nga e përditshmja spanjolle, Marca, pretendohen se janë dërguar para dhe pas asaj vizite në hotel.

Najila: Do të flej. Ti nuk ke ardhur dhe më ke lënë të pres. Kjo vetëm do të thotë se nuk do të vish.

Neymar: Do të vijë për 15 minuta. Po bëhesha gati hahaha.

Najila: A po martohesh? Jo.

Neymar: Por po haja darkë.

Neymar (duke u përgjigjur ndaj mesazhit të Najilas për martesë): Faleminderit Zotit, jo?

Najila: Nuk kam edhe shumë bateri në telefon dhe nuk e di ku e kam mbushësin. Po pres, 203 (numri i dhomës në hotel).

Mesazhet e mëposhtme u dërguar pasi Neymari ishte larguar nga dhoma e hotelit.

Neymar: Përkundër kësaj që e ke bërë me mua, unë të fal. Është në rregull. Çfarëdo që të kesh nevojë, më dërgo mesazh.

Najila: Doja të largohesha, vetëm kaq.

Neymar: Në rregull.

Najila ia dërgon një fotografi të të brendshmeve të saj. Neymari ia kthen me disa emotikone që shprehin pikëllim. Najila pretendon se pastaj ia dërgoi disa fotografi ku shiheshin mavijosje në të pasmen e saj.

Najila: Për këtë arsye kisha veshur pantallona të shkurtë. A mban mend gjithçka që ndodhi dje?

Neymar: Sigurisht.

Najila: Mund të më bllokosh. Do ta humbas kontrollin, do t’i jap fund këtij m*ti që po e ndiej. Nuk e di nëse e kam sqaruar veten.

Neymar: Qetësohu, vazhdo me jetën tënde dhe gjithçka është në rregull.

Najila: Nëse gjen fluturim për nesër në mëngjes, më trego të lutem.

Neymar: Në rregull, do ta bëj këtë gjë.

Najila: Djaloshi që po e njoh sot nuk është i njëjtë më atë të djeshmit. Unë rashë me Neymarin që po e shoh sot.

Neymar: Ti nuk më njeh mirë, unë jam i zakontë.

Najila: Të gjithë jemi.

Neymar: Dita e djeshme kaloi shpejt dhe ne nuk patëm kohë të flasim dhe tani njerëzit e kanë ndryshuar mendjen.

Najilja: Ndoshta. Unë isha e emocionuar të të takoj, e djeshmja kaloi shumë shpejt. Për këtë arsye i pashë ato mavijosje vetëm në mëngjes, në pothuajse nuk folëm aspak dje, ti ishte i zemëruar dhe sot je më i qetë. Dje unë isha e qetë, ndërsa sot jam unë ajo që po bëhet nervoz.

Najila: E humbëm. Është e turpshme që shkoi kaq keq.

Neymar: Por edhe ti je fajtore për mavijosjet, hahaha, po kërkoje më shumë.

Neymar (në përgjigje ndaj mesazhit “e humbëm”): Po, fatkeqësisht.

Neymar (në përgjigje ndaj mesazhit “është e turpshme që shkoi keq”): Jo aspak, njerëzit takohen dhe ishte ligjore. Ti mund ta vëresh se je një person metodik. Fatkeqësisht ajo që ndodhi sot (Najila duke e goditur Neymarin) e prishi pak. Por, ishte kënaqësi të të takoja.

Najila (në përgjigje ndaj mesazhit “edhe ti je fajtore”): A je i çmendur? Unë të kërkova të ndalesh dhe t’i më kërkove falje, por kjo është vetëm dicka tjetër për të diskutuar në seancat me terapistin.

Neymari dërgon emotikon duke menduar

Najila: Gjithçka mbetet kështu. Ti je ende Neymari dhe unë jam vetëm. Nëse ia ke dërguar atë foto ndokujt, të lutem kërkoji që ta fshijnë sepse nuk dua që asgjë ta lidhë emrin tim me tëndin.

Neymar: Nuk do të bëja diçka të tillë kurrë.

Najila: Krahasuar me çfarë ke bërë, ajo s’do të ishte asgjë. Edhe pse unë vetëm sot kam ndryshuar (dhe kam paguar për këtë sepse nuk e kisha kuptuar çfarë maskarai je), ti e di shumë mirë çfarë ke bërë dhe si më ke trajtuar. Në fakt, ti ke abuzuar me mua! Edhe pse kjo nuk do të kuptohet kurrë dhe ne nuk do të flasim kurrë më bashkë, thellë-thellë ti e di çfarë ka ndodhur. Zoti është i drejtë dhe ai nuk mashtrohet. Shpresoj që nuk do ta ndiesh kurrë mërzinë që e kam ndierë unë në këtë udhëtim. Mendoj se edhe një vajzë robotike do të ishte trajtuar me më shumë dhembshmëri. Ajo që më frikëson më së shumti është ta zbuloj se ishte në rregull dhe unë jam e çmendur. Kjo tregon se truri yt funksionon vetëm në fushë dhe zemra nuk të punon askund më. Por, në fund të fundit, ka ndodhur ajko që ka ndodhur, nuk ka më rëndësi. Do të vazhdoj përpara dhe do t’i marrë ilaçet më të fuqishme për ta harruar atë që ka ndodhur. Gjumë të mirë dhe faleminderit. Të paktën unë e di kush është Neymari Jr i vërtetë.

Më shumë për këto akuza mund të lexoni këtu.