Ministrja bullgare për Punë të Jashtme Ekaterina Zakharieva në intervistë për “BTB” tha se Goce Dellçev duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë.

Në pyetjen se i kujt është Goce Dellçevi, i Bullgarisë apo i Maqedonisë, ministrja tha se është i përbashkët.

“Kemi histori të përbashkët, kështu e thotë edhe Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes dy shteteve. Ajo që dëshiron të thotë Bullgaria në këtë marrëveshja është e vërteta, Goce Dellçev është bullgar, revolucionar i theksuar, një ndër figurat më të rëndësishme edhe për ato, i cili ka luftuar për autonominë e Maqedonisë. Nuk shoh pse shahemi për të, ky personalitet duhet të na bashkojë, dhe jo të na ndajë”, tha Zakharieva.

Ndryshe, kohëve të fundit figura e Goce Dellçevit ka qenë në mesin e deklaratave të politikanëve nga Maqedonia dhe Bullgaria.