Kryeministri Zoran Zaev përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar që së bashku me zv/kryeministrin Nikolla Dimitrov kanë realizuar takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron, atë bullgar Rumen Radev dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, përcjel Alsat. Zaev njofton se në takim është shprehur përcaktueshmërinë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE.

“Janë të nevojshme hapa evropian nga ana e gjithë vendeve të BE-së, me qëllim që mos të dëshpërohet populli ynë, rrjedhimisht të parandalohet rritja e rreziqeve për intensifikimin e rrymave nacionaliste retrograde”, ka shkruar Zaev.