Pasi dhe dorëheqje nga posti I Deputetit, Muhamed Zekiri nga LSDM-ja u përfol se do të emërohet Drejtor në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Mirëpo, sipas vendimeve të fundit kadrovike të Qeverisë, u.d Drejtor I Fondit për Sigurim Shëndetësor është emëruar Stevo Kërstevski I cili vjena nga LSDM-Veles.

Klan M ka kërkuar sqarim nga Kryeministri Zoran Zaev rreth emërimit të fundit. Kryeministri ka bërë të ditur se është duke e planifikuar për një pozitë tjetër.

“Jam duke e planifikuar për një pozitë tjetër. Muhamed Zekiri është Nënkryetar i LSDM-së dhe kaloi një mandate në parlament. Tani do të merr përgjegjësi në ekzekutiv” – është përgjigjur me shkrim për Klan M Kryeministri Zoran Zaev.