Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të realizojë vizitë pune njëditore në Republikën e Shqipërisë.
Kryeministri Zaev do të merr pjesë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me Samitin do të kryesojë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa do të marrin pjesë edhe Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe për zgjerim, Oliver Varheji, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, si dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe Kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
Kryeministri Zaev bashkë me Kryeministrin Rama në margjinat e Samitit do të nënshkruajnë edhe Marrëveshjen për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në vendkalimet kufitare mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Zaev pasdite dhe në mënyrë solemne do të hapë Qendrën Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
Comments are closed for this post.