Kryeministri Zoran Zaev, pas takimeve në selinë e Bashkimit Evropian, realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe e konfirmoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj synimeve dhe vlerave të Aleancës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Kryeministri konfirmoi se Maqedonia e Veriut është e vendosur për ta arritur qëllimin prej dy për qind nga BPV-ja për mbrojtjen, siç kërkohet nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës.
“Në vitin 2018 e kemi rritur buxhetin e forcave tona mbrojtëse për 14 për qind dhe mbesim të përkushtuar për ta realizuar synimin tonë dhe më së voni deri në vitin 2024 të sigurojmë dy për qind nga BPV-ja jonë të shkojnë për forca bashkëkohore të armatës, të cilat në çdo pikëpamje do të jenë të barabarta me aleatët e tyre”, tha Zaev pas takimit me Stoltenberg.
Rritja e buxhetit për forcat ushtarake është një ndër obligimet që i kanë ndërmarrë të gjitha vendet anëtare të Aleancës që në vitin 2014, angazhim që e konfirmuan në Samitin e vitit të kaluar të NATO-s në Bruksel.
Kjo, tha kryeministri, do të thotë edhe rritje të pjesëmarrjes në misionet ushtarake të Aleancës, theksoi kryeministri.
“Ky synim i yni do të na ndihmojë ta rrisim pjesëmarrjen tonë në misionet e kryesuara nga NATO-ja, si dhe pjesëmarrja jonë në komandor dhe strukturat politike të Aleancës. Ky është prioritet për ne kur bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës. Jemi të gatshëm të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të gjithë aleatët tanë të NATO-s për ta ndërmarrë pjesën tonë nga obligimet e përbashkëta dhe përgjegjësitë si anëtarja e 30-të për të siguruar kontributin tinë për formimin e mëtutjeshëm të rajonit për një rajon të qetë, të sigurt dhe me prosperitet”, deklaroi Zaev.
Ai i siguroi aleatët se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar t’i mbrojë edhe vlerat ndaj të cilave bazohet Aleanca Veriatlantike, si dhe të kontribuojë për stabilitet rajonal.
“Pjesëmarrja jonë do të kontribuojë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të jetë instrument për krijimin e pasqyrës më pozitive për rajonin tonë. proceset që i kaluam nuk ishin të lehta, por ishin jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë”, theksoi kryeministri.
Ai shtoi se marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë dëshmi të pakundërshtueshme për pjekurinë tonë, ato janë themelet për zhvillimin e ardhshëm, për partneritet të fuqishëm që do të jetë kontribut për përforcimin e sigurisë rajonale dhe stabilitetin, jemi të gatshëm t’i mbështesim të gjitha vendet nga fqinjësia në realizimin e këtyre qëllimeve strategjike.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s edhe njëherë e përshëndeti Marrëveshjen e Prespës dhe angazhimet e qeverisë ndaj proceseve euroatlantike dhe tha se me pa durim e pret anëtarësimin e plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut si vendi i 30-të në Aleancë.
“Së bashku e mbrojmë demokracinë, liritë individuale dhe qeverisjen e të drejtës. Maqedonia e Veriut tani më po kontribuon shumë. Jeni pjesë e misionit në Afganistan, promovoni bashkëpunim në Evropën juglindore dhe zbatoni reforma të rëndësishme. E inkurajoj vendin për të vazhduar përmes rrugës reformuese, kjo është me rëndësi derisa përgatiteni për anëtarësim. Me padurim e pres anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në Aleancë, ajo që dukej si ëndërr e largët së shpejti do të bëhet realitet”, deklaroi Stoltenberg.
Comments are closed for this post.