Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk janë në tryezën e bisedimeve, askund në botë nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën amtare. Bullgaria njeh realitetin e gjuhës maqedonase dhe identitetin maqedonas, por dëshiron të flasë për historinë, të kaluarën dhe rrënjët, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në përgjigjen e një pyetjeje të një gazetari nëse ai do të pranojë kërkesat bullgare në lidhje me gjuhën maqedonase.
“Kjo është punë e historianëve së pari, unë jam politikan dhe do ta them politikisht. Rrënjët, historia e popullit tim dhe gjuha ime maqedonase janë gjithashtu e drejta ime sovrane dhe e drejtë e vetëvendosjes. Bullgaria ishte vendi i parë që njohu sovranitetin e Republikës së Maqedonisë atëherë, sot Republika e Maqedonisë së Veriut. Jam i lumtur që ata e pranojnë realitetin. Unë i bëj thirrje që ta njohin atë realitet publikisht dhe hapur, ekzistenca e maqedonasve dhe gjuha maqedonase nuk është absolutisht në kundërshtim me interesat e Bullgarisë”, tha kryeministri.
Ai potencoi se duke njohur këtë realitet, mund të bëjmë një hap para ndërtimit të miqësisë.Në përgjigjen e një pyetjeje të gazetarëve nëse ai mendon se intervista për mediat bullgare do të ndihmojë në negociatat me Sofjen, Zaev thotë se dëshiron të ndihmojë popullin maqedonas, për perspektivat e vendit.“Dua të ndihmoj popullin tim maqedonas, në mënyrë që ata të kenë pamje të tjera në botë. Dua të jem politikan i përgjegjshëm, i cili nuk llogarit me karrierën e tij politike, por hap perspektiva për popullin e tij dhe vendin e tij”, thotë Zaev, duke shtuar se kjo është udhëheqje evropiane dhe përgjegjësia e vetë politikanëve.
Besoj, tha kryeministri, se hapat e guximshëm dhe parimor prapa të cilëve qëndroj edhe sot e konfirmoj me të gjitha deklaratat e mia, hapin një të ardhme premtuese, jo armiqësi dhe antagonizëm, mbyllje , urrejtje dhe armiqësi reciproke.
Zaev përsëriti se të dy palët duhet të bëjnë gjithçka për të arritur një zgjidhje me mirëkuptim të ndërsjellë, duke shtruar duart, duke ndërtuar miqësi për të vazhduar integrimin e të gjithë Ballkanit në BE, sepse nuk është vetëm aspirata dhe qëllimi ynë strategjik, por aspirata dhe qëllimi strategjik i fqinjit tonë lindor, Republikës miqësore të Bullgarisë.
Comments are closed for this post.